Telegrafi

Valverde: Luajtëm mirë, Reali na mposhti me kundërsulme

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur pas ndeshjes së humbur 3-1 nga Real Madridi, ndeshje të cilën e ka cilësuar si të mirë nga lojtarët e tij, ndërsa humbjen erdhi pas kundërsulmeve të Mbretërve.

Barcelona u mposht në Camp Nou nga Reali në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, por sipas Valverdes asgjë nuk ka përfunduar pas është edhe një ndeshje e kthimit për tu luajtur.

“Ishte një ndeshje në të cilën kemi pasur disa momente të mira dhe në të cilën ne u kapëm në kundërsulme nga dy gola të mëdha”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.

“Ne duhet të shohim përpara pasi është edhe ndeshja e dytë që do të vijë. Edhe pse do të jenë favoritë, loja është ende aty për t’u luajtur”.

“Kemi pasur shanse në zonën e tyre dhe mendoj se kemi qenë më afër rezultatit se sa ishin, por nuk kimi qenë të saktë”.

“Ju kurrë nuk dëshironi të humbni, madje edhe më pak kundër Madridit, por përveç goditjes së humbjes, ka gjëra që ne mund të shpëtojmë nga loja”, përfundoi trajneri i ri i Barçës. /Telegrafi/