Site icon Telegrafi

Valverde: Lëndimi i Messit nuk duket serioz

Valverde dhe Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur rreth lëndimit të yllit të skuadrës Lionel Messi duke thënë se nuk është serioz.

Messi shënoi dy herë në barazimin e tyre në shtëpi me rezultat 2-2 ndaj Valencias.

Megjithatë, ylli argjentinas pësoi një lëndim në kofshën e djathtë pas një dueli me një lojtar të Valencias.

Lexo po ashtu Lëndohet Messi, mund të mungojë në El Clasico ndaj Real Madridit?

Pas ndeshjes dolën lajmet e para se Messi mund t’i mungojë Barcelonës në El Clasicon e parë të së mërkurës ndaj Real Madridit në Copa Del Rey.

Por, trajneri Valverde beson se lëndimi i tij nuk është serioz.

Momenti i goditjes nga Lato dhe tretmani mjekësor për Messin!

“Mes të nesërmes (e diel) dhe të hënës do të duhet të shohim saktësisht se si ai është dhe çfarë ka”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Nuk e di saktësisht se çfarë është. Ky mund të jetë një siklet i vogël”.

Lexo po ashtu Messi arrin dy rekorde në ndeshjen ndaj Valencias

“Ne do të presim për të parë se çfarë thonë mjekët, pastaj vlerësojmë gjërat në bazë të kësaj”.

“Unë imagjinoj se ai nuk mund të jetë lëndim shumë i keq, por nuk jam në gjendje të zbulojë asgjë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version