Telegrafi

Valverde i kundërpërgjigjet Marcelinos: Suarez është agresiv pasi që e kërkon rrugën e golit

Ernesto Valverde ka folur para takimit të dytë të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Trajneri i Barcelonës, Valverde ndër të tjerash është ndalur te agresiviteti i sulmuesit Luis Suarez duke thënë se po e bën punën e vetë.

Për sulmuesin uruguaian është prononcuar edhe trajneri i Valencias, Marcelino, i cili u ka kërkuar lojtarëve që mos të bien në provokimin e lojtarit.

“Ne kemi folur një herë rreth karakterit të Luis Suarezit. Ai është agresion në sulm pasi që kërkon hapësirë në zonë dhe golin”.

“Është shumë i mirë për ne, edhe pse ndonjëherë i merr kartonë pa nevojë. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe nuk do të shqetësohemi për të ardhmen”, tha Valverde.

Ai më tutje ka thënë se kundërshtarët janë të papërshtatshëm kur luajnë si vendas para shikuesve të vetë.

“Valencia luan shumë mirë kur luan në fushën e vetë, kështu që për të shkuar në finale do të duhet të shënojmë gol.

Theksojmë se takimin e parë Barcelona e ka fituar me rezultat 1-0, ndërsa nesër me fillim në ora 21:30 do të zhvillohet takimi i dytë në Mestalla. /Telegrafi/