Beteja individuale mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është e përfunduar sipas kryetrajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Ronaldo dhe Messi për vite kanë luftuar për atë se kush është më i miri.
Që të dy kanë nga pesë Topa të Artë të fituar në 10 vitet e fundit dhe Ronaldo me kalimin e tij te Juventusi duket se ka ndikuar edhe në konkurrencën individuale.
“Largimi i Ronaldos ka përfunduar konkurrencën mes tij dhe Messit sepse njerëzit nuk e përmendin njërin, pa e përmendur tjetrin”.
“Shumë njerëz janë të interesuar, që të shohim se si futbolli i Real Madridit do të ndikohet dhe çka mund të bëjnë ata në tregun e transferimeve”.
“Po ashtu do të shohim se si do të ndikojë largimi i Ronaldos në La Liga dhe ndryshimi i klubit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Valverde për revistën zyrtare të klubit, Barca.
Valverde ka fituar dy trofe në sezonin e parë me Barcën, por u godit nga një eliminim shokues prej Ligës së Kampionëve nga Roma. /Telegrafi/