Telegrafi

Valverde: Klubi po punon për nënshkrimin e një sulmuesi të ri

Ernesto Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse mund t’i shtojë ekipit të tij një sulmues të ri këtë muaj.

Barcelona është në treg për një sulmues të ri, i cili do ishte zëvendësues i Luis Suarezit.

Valverde ka deklaruar haptazi se dëshiron nënshkrimin e sulmuesit të ri, kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështje.

Lexo po ashtu Carlos Vela, emri i fundit që lidhet me sulmin e Barcelonës  

“E di se klubi po punon rreth transferimeve, por nuk është aq i thjeshtë sa duket”, ka thënë fillimisht Valverde.

Ernesto Valverde (Foto: FC Barcelona/Twitter)

“Ne do të shohim nëse mund të bëhet diçka rreth kësaj”.

“Por, ne do të vazhdojmë me armët tona që kemi në dispozicion çfarëdo që të ndodhë”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Stuani, një tjetër mundësi për sulmin e Barcelonës

Sulmuesi i Los Angeles FC, Carlos Vela, është lidhur me Barcelonën këtë fundjavë.

Përveç meksikanit, Barcelona është lidhur edhe me sulmuesit spanjoll, Fernando Llorente, Christian Stuani dhe Alvaro Morata. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Valverde dëshiron një sulmues, Morata dhe Llorente në krye të listës