Telegrafi

Valverde i kënaqur me Dembelen

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, këmbëngul se ai është shumë i kënaqur me punën e Ousmane Dembeles.

Dembele është kritikuar shumë për joseriozitet.

Ai hodhi poshtë kritikët duke shënuar një gol maestral ndaj Tottenhamit.

Por, Valverde ka thënë se pavarësisht asaj që thuhet në media, ai mbetet i kënaqur.

“Unë gjithmonë e kam konsideruar atë një prej më të mirëve në botë, unë po ashtu besoj se Coutinho është më i miri”.

“Ne kemi ekip të madh dhe profile lojtarëve që mund të na ndihmojnë”.

“Ai vjen pas dy golave të mrekullueshëm dhe ne shpresojmë se ai do të vazhdojë kështu”, u shpreh Valverde. /Telegrafi/