Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pret një ndeshje të fortë ndaj Juventusit.
Bianconerët sezonin e shkuar kishin eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 3-0.
“Ne e dimë që Juventusi është një skuadër e madhe, por ne do të provojmë ta fitojmë këtë ndeshje”.
“Vitin e shkuar na bënë shumë probleme dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Pres një ndeshej me intensitet të lartë dhe të rëndësishme nga të dyja palët”.
“E përcjell Serien A, sikurse që e përcjelli Juventusi. Është e vërtet që e kanë humbur një lojtar si [Leonardo] Bonucci këtë verë, por vazhdojnë të jenë të fortë”, ka thënë Valverde.
Barcelona dhe Juventusi do të luajnë nesër (e martë) nga ora 20:45. /Telegrafi/