Site icon Telegrafi

Valverde: Ishte lojë e ndërlikuar ndaj Dortmundit, Messi bëri mjaftueshëm

Ernesto Valverde ka folur pas barazimit 0-0 të Barcelonës në udhëtim te Borussia Dortmundit dhe debutimin e Lionel Messit këtë sezon.

Barcelona u mundua dhe pati fatin të largohej nga Gjermania me një pikë, të cilën Valverde e pranon.

“Rezultati është ky që është”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Barazim në ‘Signal Iduna Park’- Ter Stegen dhe shtylla e shpëtojnë Barcelonën dhe Messin e rikthyer nga humbja

“Vuajtëm shumë dhe duhet ta pranojmë këtë. Është diçka që ne e dinim se do të ndodhte. Ishte një lojë e ndërlikuar”.

Trajneri spanjoll foli edhe  për debutimin e Messit, ndeshjen e të cilit e justifikon me mungesë përgatitje.

Messi gjatë ndeshjes ndaj Dortmundit

“Ai [Messi] është si çdo lojtar që nuk ka pasur para-sezon”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Dortmund 0-0 Barcelona: Ter Stegen yll i ndeshjes

“Ai është dashur të luajë në një lojë me një ritëm të jashtëzakonshëm, e cila tashmë kishte filluar, të gjitha pa përgatitje.

“Ishin 30 minutat e tij të parë. Ai ka bërë mjaft. Ishte gjithashtu ndeshja e parë e plotë për Luis Suarez”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version