Site icon Telegrafi

Valverde: Grizemann te Barcelona, lajm i keq për kundërshtarët, por i duhet ende kohë të përshtatet

Antoine Griezmann ka debutuar me Barcelonën, ndërsa Ernesto Valverde e ka vlerësuar lartë francezin, duke ia bërë me dije që presin shumë prej tij. 

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, luajti vetëm pjesën e parë në debutimin e tij jozyrtar me Blaugranar, ku humbën 2-1 ndaj Chelseat në Kupën Rakuten.

“[ Griezmann ] duhet të mësohet me lojën e ekipit, por ju mund ta shihni se kur ai e merr topin është shumë i rrezikshëm”.

“Është lajm i keq për kundërshtarët dhe ne presim shumë prej tij, por kjo ishte vetëm loja e tij e parë”.

Ish- trajneri i Athletic Bilbaos kundër Bluve të Londrës aktivizoi disa lojtarë të akademisë.

“Ishte një provë e mirë për të parë se si zhvillohen lojtarët e rinj dhe ata që kanë ardhur”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/

Exit mobile version