Telegrafi

Valverde: Griezmann nuk është i paprekshëm te Barcelona

Levante - Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ernesto Valverde e ka paralajmëruar Antoine Griezmannin se vendi i titullarit te Barcelona nuk e ka të garantuar.

Sulmuesi francez që kaloi në këtë verë te Balugranasit nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, deri më tani ka luajtur standard në shumicën e ndeshjeve.

Griezmann ka startuar në tetë ndeshje deri më tani në këtë sezon, derisa u inkuadrua nga banka rezervë në fitoren 5-1 ndaj Real Valladolidit në mesjavë.

“Ai ka luajtur standard që kur ka arritur këtu. Në ndeshjen e fundit kam bërë ndryshime, përfshirë edhe atë”, ka thënë Valverde.

Lexo po ashtu Valverde i shqetësuar me formën e Barcelonës

“Por, nuk më pëlqen ideja të kem lojtarë si startues të padiskutueshëm”, ka shtuar më tej ai.

Barcelona u mposhtë në këtë fundjavë nga Levante me rezultat 3-1, e që Valverde nuk ishte i kënaqur me lojtarët e tij. /Telegrafi/