Barcelona deri më tani ka goditur në këtë afat kalimtar duke sjell emra si Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Neto.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka dhënë mendimin e tij për secilin prej tyre.
“Sa i përket De Jong ai sezonin e shkuar luajti në një nivel të lartë, ashtu siç bëri edhe skuadra e tij Ajax”.
“Ai është një lojtar që do të na japë freski në mesfushë dhe është pjesë e së ardhmes”.
“Griezmann është një lojtar me eksperiencë në kampionatin spanjoll. Ai është i shpejtë, luan mirë në hapësira të ngushta dhe di të analizojë mirë”.
“Neto do të sjellë eksperiencë dhe është lojtari ideal për të punuar me Ter Stegen”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/