Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ku foli edhe për Lionel Messin.
Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se kanë vuajtur dukshëm nga Getafe.
“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”.
Sigurisht që tema më e rëndësishme mbetet Lionel Messit, me trajnerin që nuk e jep datë e saktë për rikthimin e argjentinasit.
“Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë”.
“Gjithsesi, dëmtimi nuk është i rëndë, bëhet fjalë për një zgjatim të vogël dhe në javën e ardhshme do ta vlerësojmë më mirë. Do të na mungojë një lojtar vendimtar, por kemi të tjerë për ta minimizuar mungesën e tij”.
Messi me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. /Telegrafi/