Telegrafi

Valverde flet për El Clasicon: Futbolli duhet të na bashkojë

El Clasicos do të luhet të mërkurën në mbrëmje, pasi u ndërrua data origjinale ajo e tetorit, ndërsa Ernesto Valverde shpreson që ndeshja të kalojë pa asnjë dramë jashtë fushës.

Trajneri i Barcelonës, bëri thirrje që futbolli t’i bashkojë njerëzit, e jo t’i ndajë.

“Njerëzit mund të shprehen në stadium, për sa kohë që ka respekt për të gjithë”, ka thënë trajneri  në konferencën e tij para ndeshjes.

Pamje nga ndeshja Barcelona – Real Madrid . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Futbolli duhet të jetë diçka që na bashkon të gjithëve, jo diçka që na ndan”.

“Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë ishte të luhej ndeshja në datën origjinale. Tani ajo do të luhet nesër, pavarësisht se si njerëzit flasin”.

Pamje nga ndeshja e kaluar . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Do të kishte qenë një ndeshje e barabartë sikur të kishte ndodhur dy muaj më parë dhe do të jetë një ndeshje e barabartë edhe nesër”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/