Telegrafi

Valverde favorizon Real Madridin para Barcelonës në garën për titull në La Liga

Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Real Madrid është favoritë për të fituar titullin e ligës spanjolle këtë sezon.

Valverde fitoi titullin në La Liga në të dy sezonet e tij të plota në krye të Barçës dhe skuadra ishte lider kur ai u shkarkua nga pozita e tij muajin e kaluar.

Megjithatë, trajneri i ri Blaugranëve, Quique Setien pësoi humbje 2-0 nga Valencia dhe me Los Blancos që fituan çdo ndeshje nga ajo kohë, arritën të krijojnë distancë prej tri pikësh.

Lexo po ashtu Valverde kthehet në skenë me pamje të re dhe flet për shumë gjëra: Largimi nga Barcelona, eliminimet në LK dhe puna e re

Reali nuk e ka ngritur titullin e ligës që nga viti 2017, me Barcelonën që ka mbizotëruar garën kohëve të fundit, duke fituar tetë nga 11 titujt e fundit.

“Real Madridi është i fortë dhe shumë i përqendruar në titullin e ligës”, u përgjigj Valverde kur u pyet se kush mendon se është favoritë për të fituar La Ligën këtë sezon.

Lexo po ashtu Zidane: Barcelona do të na sfidojë deri në fund të sezonit për titullin në La Liga

Valverde u shkarkua nga Barcelona muajin e kaluar pas eliminimit në Superkupën e Spanjës pas një humbje 3-2 kundër Atletico Madridit.

Klubi më pas është eliminuar edhe nga Copa del Rey ndërsa ata do të ndeshen me Napolin në raundin 1/16-tës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/