Arturo Vidal do të jetë lojtar i ri i kampionëve të Spanjës, Barcelonës.
Mesfushori kilian ka pranuar largimin nga Bayerni për t’iu bashkuar gjigantëve katalunas.
Transferimi i Vidalit do t’i kushtojë Barcelonës 30 milionë euro që mposhtën konkurrencën e Interit.
E për transferimin e kilianit ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
“Shpresojmë që Vidal të sjellë energji tek ekipi jonë”.
“Vidal ka përvojë të madhe dhe ka luajtur shumë ndeshje tek të gjitha ekipet ku ka qenë”.
“Ai është mësuar të luaj në ndeshje të mëdha dhe mendoj se do të jetë mjaftë i mirë për Barcelonën”, tha Valverde.
Tutje numri një i Barcelonës tha se stili i lojës së Vidalit dallon me lojtarët aktual të Barcelonës.
“Ashtu si Paulinho edhe Vidal ka një stil më ndryshe se lojtarët aktual që kemi”.
“Vidal është një luftëtar dhe do ta pasurojë ekipin tonë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/