Telegrafi

Valverde e lavdëron Coutinhon, por mohon transferimin e tij!

Valverde drejt sukseseve

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për yllin brazilian, Philippe Coutinho, për të cilin u raportua se është arritur marrëveshje e transferimit të tij nga Liverpooli.  

Mediumi i njohur katalunas Sport raportoj gjatë mbrëmjes së të premtes se Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Coutinhos  në Camp Nou.

Sipas tyre shifra e kësaj marrëveshje kap vlerën e 160 milionë eurove, por ende kanë mbetur detajet për finalizimin dhe zyrtarizimin e tyre.

Megjithatë, trajneri Valverde ka mohuar të ketë nënshkrim të tij deri tani në këtë kohë me Coutinhon, por nuk ka hezituar ta lavdëroj duke e quajtur lojtar të madh.

Coutinho me fanellën e Barcelonës (Fotomontazh)

“Tifozët duan që përveç lojtarëve të mirë, ekipi i tyre të fitojë dhe të luaj mirë, çfarë mund të japin lojtarët, unë nuk jam një Mbreti Wizard që të premtoj atë”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencë për shtyp.

“Ai është një lojtar i madh, ashtu siç ka lojtarë të mëdhenj për të cilët më pyesni gjithmonë, e pranoj”.

“Por, ajo që më pëlqen është të vlerësoj atë që kam, askush nuk është nënshkruar ende nga klubi”.

“Nuk do të thotë që ne nuk i vlerësojmë lojtarët e mëdhenj që ka në botë, por ne gjithashtu kemi lojtarë të mëdhenj”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/