Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Real Madridin, që është ndeshja kthyese e Kupës së Mbretit.
Kjo El Clasico është ndeshja e 100-të e Valverdes në stolin e Barcelonës.
Trajneri spanjoll thotë se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për kualifikimin.
“Është një ndeshje gjysmëfinale, një El Clasico, një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse në ndeshjen e parë nuk e kemi marr rezultatin që e dëshironim”.
“Kualifikimi është i hapur. E dimë që Reali është një rival i madh, shpresojmë të avancojmë, ashtu sikurse ua urojnë edhe atyre. Duhet ta godasim kundërshtarin dhe të fitojmë”.
Rezultati nga ndeshja e parë (1-1), e detyron Barcelonën ta kërkojmë golin dhe fitoren në këtë përballje.
“Nëse nuk shënojmë, jemi të eliminuar, ndaj e kemi për detyrë të bëjnë gjithçka për të shkuar te goli, por sigurisht pa iu shmangur filozofisë sonë të lojës”.
“Do të më pëlqente të festoja në fund me kualifikimin në finale”, ka deklaruar Valverde. /Telegrafi/