Ernesto Valverde mund të largohet nga drejtimi i Barcelonës.
Kampioni në fuqi i Spanjës nuk e ka nisur mirë këtë edicion në La Liga, duke humbur dy ndeshje dhe duke barazuar një tjetër, të gjitha jashtë Camp Nou.
Mediat spanjolle kanë raportuar se tekniku Ernesto Valverde mund të shkarkohet pas nismës jo të mirë të këtij edicioni.
E tanimë janë publikuar edhe emrat e katër trajnerëve që janë në pritje për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas.
Xavi Hernandez është i preferuari, me ish-mesfushorin që ka simpatinë edhe të tifozëve katalunas.
Ndërkohë në listë është edhe portugezi Jose Mourinho, edhe pse kjo duket pak e mundshme duke parë të kaluarën e tij me Real Madridin.
Dy emrat tjerë janë ai i Massimiliano Allegrit që është i papunë pas largimit nga Juventusi dhe francezit Arsene Wenger që gjithashtu nuk është angazhuar nga asnjë skuadër pas largimit nga Arsenali. /Telegrafi/