Ernesto Valverde ka folur për francezin problematik, Ousmane Dembele, duke thënë se klubi po mundohet ta ndihmojë lojtarin.
21-vjeçarit, që u transferua te Barcelona nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro në verën e vitit 2017, është vënë në dyshim.
Ai nuk po tregohet profesional pasi duke kaluar shumë kohë në video lojëra duke u vonuar pastaj edhe në stërvitje.
Përkundër problemeve, Dembele ka besimin dhe përkrahjen e trajnerit.
“Është anëtar i ekipit tim dhe ne po tentojmë që të nxjerrim më të mirën nga ai”.
“Duam që ai ta vendos talentin në fushë. Sezonin e kaluar mungoi shkaku i lëndimeve, por ky lloj i lojtarit, me talentin që ka, është vështirë të gjendet”.
“Ka presion te secili lojtar dhe ai e ka të vështirë të gjejë një vend në ekip”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/