Telegrafi

Valverde bllokon shitjen e Vidalit

Arturo Vidal. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Arturo Vidal duket se nuk do të largohet nga Barcelona edhe pse për largimin e tij është folur shumë.

Mesfushori kilian kishte paralajmëruar se mund të largohet nga Camp Nou nëse nuk ka hapësira në formacionin titullar.

32-vjeçari shkëlqeu në fitoren e thellë të Barcelonës 4-1 para tifozëve të vet ndaj Deportivo Alaves.

Kiliani përveç lojës së mirë defensive arriti edhe të shënoj një gol dhe ka impresionuar trajnerin Valverde me paraqitjen e tij.

Arturo Vidal. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Mundo Deportivo ka shkruar se tekniku i Barcelonës, Valverde menjëherë pas kësaj ndeshje i ka kumtuar Vidalit se nuk do ta lejoj largimin e tij.

Vidal kërkohej me ngulm nga Interi, por paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit kanë bërë që ai të mbetet te Barcelona së paku deri në fund të edicionit. /Telegrafi/