Telegrafi

Valverde: Barcelona ka grupin më të vështirë

Dita e fundit e afatit kalimtar po kalon me qetësi në camp Nou dhe Ernesto Valverde ka gjetur kohë të flasë për Ligën e Kampionëve.

Barcelona gjendet në Grupin B, aty ku ka kundërshtarë Tottenhamin nga Liga Premier, Interin nga Serie A dhe PSV-në nga Eredivise e Hollandës.

Për Valverden, grupi i Barcelonës është më i vështiri.

“Është grup i vështirë, është ndoshta grupi më i vështirë që kemi mundur të kemi”.

“Nuk ka kthim prapa edhe pse në të njëjtën kohë them se është grup atraktiv”.

“Ka ekipe me histori të madhe, por ne kemi besim dhe do të kemi progres”, u shrpeh Valverde.

Ai shtoi se Tottenhami është në formë të lartë fizike dhe teknike dhe këtë e tregoi ndaj Unitedit.

Barcelona e fillon sezonin në ora 18:55, gjë që nuk shkakton problem për Barcën.

“Të fillojmë në shtëpi dhe të përfundojmë në shtëpi na jep pak ndihmë. Të shohim si do të funksionojë kalendari për ne. Shpresojmë se njerëzit do të vijnë në stadium për ndeshjet tona”, deklaroi Valverde. /Telegrafi/