Site icon Telegrafi

Valverde arsyeton barazimin me Bilbaon dhe flet rreth gjendjes së fundit të Messit

Barcelona ka barazuar pa gola si mysafire në stadiumin San Mames kundër Athletic Bilbaos.

Pas takimit ka folur për “Movistar Partidazo” trajneri i kataluansve, Ernest Valverde, ku ka arsyetuar pikët e humbura kundër baskëve.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Athletic Bilbao 0-0 Barcelona, Ter Stegen dhe Raul Garcia më të mirët

“Ishim pak pa koncept në pjesën e parë, na mungonte qartësia në lojën tonë. Shpresuam që ritmi i lojës do të ishte më intensiv, por kjo nuk u shfaq në atë mënyrë. Kishte momente kur nuk ishim mjaft vendimtar”.

“Ne jemi përgjegjës për të bërë atë që duhet të bëjmë. Në momente të caktuara të lojës ata na rrezikuan dhe ishin më të mirë se ne, prandaj ishte e vështirë që ne që të kalonim një mur të kundërshtarëve. Ne kemi pasur një javë të vështirë, por kjo nuk është një justifikim i vlefshëm për mua”, tha spanjolli.

Lionel Messi, Barcelona, Athletic Bilbao (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ai më tutje ka folur edhe gjendjen e fundit të Lionel Messit, i cili pothuajse nuk u duk në fushën e blertë.

“Lionel është mirë dhe luan me shpejtësi të plotë. Mirë, ai kishte vështirësi, por luajti në mënyrën më të mirë, nëse nuk e bën, atëherë nuk e bën”, përfundoi Valverde.

Ndryshe, Barcelona vazhdon të mbetet lider i La Ligës me 51 pikë, përkatësisht ka gjashtë më tepër se Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version