Telegrafi

Valon Zumberi po largohet nga Hamburgu, e ardhmja e tij mes Holandës ,Belgjikës dhe Zvicrës

Valon Zumberi po largohet nga Hamburgu pas 13 viteve të kaluara në këtë klub.

Qendërmbrojtësi kosovar është pjesë e Hamburgut që nga mosha shtatë vjeçare dhe tani do të bëj një hap para në karrierë.

20-vjeçari është kapiten i Përfaqësueses së Kosovës U21, derisa ka pasur për të interesim nga skuadrat e Bundesliga 3 si SV Waldhof Mannheim, Saarbrucken, Lubeck e Essen.

Lexo po ashtu Podolskin e lëshojnë nervat në ndeshje bamirëse: Merr karton të kuq, gjuan gjyqtarin me ujë dhe i del punë edhe me reprezentuesin e Kosovës

Megjithatë Bild ka raportuar se talenti i madh nga Kosova nuk do të mbetet fare në futbollin gjerman.

Sipas mediumit gjerman Zumberi do të vazhdoj karrierën jashtë kufijve të Gjermanisë ku ka interesim për të nga disa skuadra belge, holandeze dhe zvicerane dhe Hamburgu ka pranuar huazimin e tij.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i ri i Kosovës, Valon Zumberi debuton me Hamburgun në Bundesliga 2

Zumberi synon të ketë më shumë hapësirë dhe 48 orët e ardhshme janë vendimtare për largimin e tij nga Hamburgu.

Në fakt gjithnjë sipas Bild, ka shumë skuadra të interesuara për të dhe dita e enjte mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Zumberit.

Qendërmbrojtësi është një futbollist me përspektivë, por ai do të largohet për të pasur më shumë minuta. /Telegrafi/