Valon Zumberi ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Hamburgut.
Klubi i madh gjerman e vlerëson jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin nga Kosova dhe e ka marrë në fazën përgatitore në Austri.
19-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Gjermani dhe ka një tretman mjaftë të mirë te Hamburgu.
Qendërmbrojtësi kosovar ka bërë debutimin me ekipin e parë të Hamburgut, në një ndeshje miqësore ndaj Hajduk Split që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Reprezentuesi i Kosovës U21 u inkuadrua në lojë në minutën e 46 duke luajtur komplet pjesën e dytë dhe duke pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.
Zumberi ishte lider i Hamburgut në pjesën e dytë, derisa ai këtë vit pritet të ketë hapësira të mëdha në klubin gjerman i cili synon të rikthehet në Bundesliga. /Telegrafi/