Site icon Telegrafi

Valon Shehu sjell këngë për Ditën e Çlirimit të Gjakovës

(Foto: Instagram/valonshehuofficial)

Valon Shehu ka zgjedhur datën 14 qershor për të publikuar këngën e titulluar “Yjet e Gjakovës”.

Të shoqëruar me një videoklip me elemente patriotike, ai ka zgjedhur ta lansojë projektin e ri në Ditën e Çlirimit të qytetit të Gjakovës.

“Për të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën, jetën, që ne sot të frymojmë të lirë”, ka shkruar këngëtari në një publikim.

Kënga e re është në fakt ribërje e këngës së Ilir Shaqirit me të njëjtin titull që është realizuar nga Etno Music.

Edhe muzika edhe teksti i këngës kanë nënshkrimin e Ilir Shaqirit, ndonëse ka ardhur në një version të ri nga Valon Shehu. /Telegrafi/

Exit mobile version