Telegrafi

Valon Shehu dhe Xeni sjellin këngën e re “Xhane”

Foto: YouTube

Këngëtarët nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni dhe Valon Shehu, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Xhane” mban titullin kënga e tyre, e cila është ritmike-verore.

Muzika është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa për tekstin është kujdesur Filloreta Raçi – Fifi.

Foto: YouTube

Orkestrimi është kryer në studion e ThreeDots, ndërsa “Xhane” duket të jetë një projekt premtues këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës sjell gjithashtu disa skena mjaft atraktive dhe performancë të veçantë nga dy interpretuesit.

Dyshja ndërkohë vazhdojnë të jenë të angazhuar me prurje të reja e koncerte të shumta gjatë sezonit veror. /Telegrafi/