Telegrafi

Valon Murati reagon pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, kritikon institucionet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prishtinë.

Sipas tij pasiguria në punë për punëtorët është bërë shumë shqetësuese.

“Pasiguria në punë për punëtorët është bërë më shumë se shqetësuese, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Vdekja e sotme e 45 vjeçarit dëshmon për këtë gjendje”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo po ashtu Vdes një punëtor ndërtimtarie në Prishtinë, bie nga objekti në ndërtim

I pari i Lëvizjes për Bashkim pati kritika edhe për reagimin jo adekuat të institucioneve.

“Njësoj shqetësuese është reagimi jo adekuat i institucioneve të shtetit në zbatimin e ligjeve që garantojnë sigurinë në punë të punëtorëve. Sidomos kur ta kemi parasysh numrin shqetësues të vdekjeve në punë këtë vit. Sundimi i ligjit është jetik për një shoqëri. Duhet bërë presion i gjithëmbarshëm shoqëror mbi institucionet tona në zbatimin e ligjeve në të gjitha fushat, në këtë rast të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë në punë”, ka shkruar më tej ai.

Në fund, Murati i ka shprehur ngushëllime familjes së punëtorit i cili sot humbi jetën në vendin e tij të punës.