Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka gjetur rrjetën në humbjen e Istanbulsporit me rezultat 2-1 nga Antalyaspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në Superligën e Turqisë.
Futbollisti tetovar zhbllokoi shifrat e këtij takimi, duke shënuar gol në minutën e 26-të për të çuar Istanbulsporin në avantazh prej 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, përderisa në 45 minutëshin e dytë, Antalyaspor përmbysi gjithçka brenda 10 minutave, kur Adam Buksa realizoi dy gola në minutën e 50-të dhe 60-të për shifra 2-1.
🇲🇰⚽️ Valon Ethemi on the scoresheet for the first time this season. Well taken goal.
Unfortunately Istanbulspor lost 2-1 to Antalyaspor.
Ethemi missed the last international break due to injury but was fit for club. Lets see what happens this time. https://t.co/cnXvE0GoKm
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) September 30, 2023
Te Isnabulspor luajtën edhe Florian Loshaj dhe Eduart Rroca.
Kujtojmë se për Antalyasporin nga minuta e parë luajti edhe futbollisti tjetër nga Maqedonia, Erdal Rakip, ndërsa Zymer Bytyqi u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 70-të.
Antalyaspor me këtë fitore renditet në pozitën e 10-të me 9 pikë të tubuara, ndërsa Istanbulspori i Valon Ethemit mban pozitën e 19-të me vetëm 2 pikë. /Telegrafi/