Telegrafi

Valon Bunjaku te Sigal Prishtina

Talenti prizrenas që këtë stinor djersiti fanellën e Rahovecit, Valon Bunjaku, nuk do të jetë më pjesë e ekipit të vreshtarëve.

Bunjaku, arriti marrëveshje me Sigal Prishtinën ku të hënën pritet të nënshkruhet kontrata, derisa sonte ishte në stërvitje me kampionin aktual të Superligës së Kosovës, ka mësuar borozani.com.

Basketbollisti 19-vjeçar ishte njëri ndër lojtarët kryesorë te Rahoveci.

Bunjaku ka luajtur më parë edhe për Bashkimin, ndërsa është i rregullt në ekipin e shpresave të reprezentacionit të Kosovës në basketboll.