Telegrafi

Valon Biba lanson klipin e këngës “E lyp zemra” të xhiruar në Pragë

Valon Biba në klipin e këngës "E lyp zemra" (Foto: Screenshot/VDsounds/YouTube)

“E lyp zemra” është titulli i këngës më të re të Valon Bibës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vetë këngëtari është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar së bashku me reperin e njohur, Gjiko.

Sa i përket ‘beat-it’, miksimit dhe masterizimit, për këtë pjesë është kujdesur producenti i shumë hiteve, Nurteel.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Privefilms, derisa shpërndarja është bërë nga VDsounds.

Xhirimet e videoklipit janë realizuar në Pragë dhe projekti i ri i Valonit pritet të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/