Telegrafi

Valon Berisha i zhgënjyer me rezultatin kundër Kroacisë

Kosova pësoi humbje të thellë prej 6:0 kundër Kroacisë në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2016.

Valon Berisha ka pohuar se ndjen keqardhje me këtë humbje, por se nuk duhet të dorëzohemi.

“Shumë shumë por më mirë tash se më vonë. Duhet të mësojmë nga këto gabime. Duhet të shohim përpara pasi kemi një ndeshje pas tre dite kundër Ukrainës”, tha Berisha.

Kosova zë vendin e fundit me një pikë në Grupin I, ndërsa Kroacia është lider me katër pikë. /Telegrafi/