Site icon Telegrafi

Valon Berisha i zhgënjyer me lojën që tregoi ndaj Republikës Çeke

Valon Berisha është ndjerë i zhgënjyer me lojën që ka treguar në humbjen 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mesfushori i Përfaqësueses tonë ka thënë se ishte një paraqitje zhgënjyese nga ana e lojtarëve, derisa ka thënë se ishte një lojë e dobët nga ai dhe që duhej të jepte më shumë në fushë.

“U dashtë që të tregonim lojë më të mirë. Jemi të zhgënjyer me lojën  që treguam, duke u nisur nga vetja”.

Çekia vs Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Një gol nuk të dërgon askund dhe duhet të luftojmë edhe për golin e dytë, kjo ishte se përse humbëm”.

“Ishte dashur që të qetësojmë vetën dhe të tregojmë më shumë. Pjesa e parë ishte më e dobëta në tërë këto kualifikime”.

“Duhej ta mbronim fitoren ku kishin mbetur edhe 30 minuta. Goli i dytë erdhi si befasi, si edhe i pari, por ne na vije keq për tifozët që kishin ardhur të në përkrahin, nuk arritëm ta tregonim vetën tonë”.

Lexo po ashtu Rashica: Nuk e zhvilluam lojën tonë - Dardanët ishin pjesa më e mirë e ndeshjes

“Unë jam personalisht i zhgënjyer me lojën që kam treguar dhe dua të flas vetëm për vetën. Çdo lojtar mundohet të tregojë më të mirë, por ne nuk arritëm të bënim asgjë”, ka shtuar më tej mesfushori i Përfaqësues sonë.

Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version