Telegrafi

Valon Berisha: Më vjen inat që humbëm, ishim të pafat

Valon Berisha po vlon nga mëria pas humbjes ndaj Islandës.  

Mesfushori i Kosovës e ka cilësuar si një paraqitje të mirë këtë të Kosovës ndaj Islandës, por sipas tij përfaqësuesja jonë pranoi dy gola naiv dhe të thjeshtë, por në fund nuk patën fat.

Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Pësuam dy gola naiv. I pari ishte një gabim i keq, ndërsa i dyti erdhi nga një penallti”, ka thënë fillimisht Berisha.

“Në pjesën e dytë kemi treguar zemër. Kemi luftuar për njëri-tjetrin. Morëm zemër nga tifozët”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Avdijaj: I kënaqur që debutova për vendin tim, Islanda na mposhti nga gabimet tona

“Jemi mundur të fitojmë ndeshjen, por nuk patëm fat. Megjithatë, kjo është ndeshja më e mirë qe e kemi zhvilluar deri më tani. Pjesa e parë dhe e dytë na ka takuar neve”.

“Kemi bërë shumë shanse dhe po më vjen shumë inati që humbëm, pasi kemi besuar që do të fitojmë këtë ndeshje të sotme”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/