Valon Berisha ka vazhduar me formën e mirë me fanellën e RB Salzburg.
Ai ka arritur të shënojë në portën e Lazios, e cili po ruhet nga shqiptari tjetër në fushë, Thomas Strakosha.
Berisha shënoi në minutën e 29-të nga pika e bardhë, pasi Dusan Basta kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj njërit prej sulmuesve.
Ai e barazoi rezultatin në 1-1 pasi që Senad Lulic e kishte kaluar në epërsi Lazion.
Ky është goli i pestë i Berishën në këtë garë.
Ai po tregohet lojtari kryesor i austriakëve edhe këtë edicion, pasi me golat e tij e ka dërguar skuadrën këtu ku është. /Telegrafi/
https://twitter.com/FrSerieAGoals/status/981979185567686657