Mesfushori kosovar, Valon Berisha e ka nisur mirë aventurën në grupet e Ligës së Evropës me Red Bull Salzburgun.
Skuadra austriake është duke luajtur në udhëtim tek skuadra portugeze Guimaraes.
Vendasit ishin në epërsi 1-0, ndërsa ka qenë Valon Berisha që ka barazuar gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ishte mesfushori Samassekou që asistoi bukur tek reprezentuesi kosovar i cili shënoi me lehtësi për 1-1. /Telegrafi/