Valon Berisha e ka nisur për mrekulli aventurën evropiane me skuadrën e tij Reims.
Reprezentuesi i Kosovës tashmë e ka gjetur golin e parë me skuadrën franceze, Reims, që pas transferimit në afatin kalimtar të verës.
Berisha ka shënuar gol ndaj Servetes në ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës.
Ish-anëtari i Red Bull Salzburg, Fortuna Dusseldorf e Lazio ka realizuar në minutën e tetë të takimit.
Ishte sulmuesi anësor Kutesa që asistoi për mrekulli, teksa Berisha nga afërsia realizoi për 0-1.
Berisha e nisi takimin nga minuta e parë për Reimsin, teksa Arbër Zeneli për skuadrën franceze ndodhet në bankën rezervë.
Ndërkohë për klubin zviceran Servette në fushë është talenti i madh kosovar Kastriot Imeri. /Telegrafi/
https://twitter.com/KosovanF/status/1306668356238479360