Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka qenë njeriu që ka tërhequr më së shumti vëmendjen në ndeshjen kualifikuese të skuadrës së tij, Salzburg, ndaj ekipit Hibernians.
Valon Berisha në këtë takim realizoi gol, por u ndëshkua edhe me të kuq.
Berisha realizoi në minutën e 32-të një gol nga penaltia për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Berisha në vazhdim të takimit u përjashtua nga loja, por kjo nuk ndikoi që skuadra e tij të fitojë.
Salzburgu e fitoi takimin me rezultat 3-0 ndaj skocezëve dhe pritet që të kualifikohet në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/