Valon Berisha ka thënë se Kosova ka zhvilluar një lojë të mirë për 70 minuta ndaj Anglisë.
Mesfushori ynë tha se humbja prej 4-0 ndaj Anglisë nuk e tregon formën reale me atë çfarë treguan në fushë.
“Deri në 70 minuta kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe kemi dhënë maksimumin. Kemi qenë në dijeni se një gabim ndaj Anglisë është gol”, ka thënë Berisha.
“Kemi pasur dëshirë që të marrim një rezultat më të mirë, por që ky rezultat nuk e tregon formën tonë që treguam në fushë”.
“Kur e kishim topin e kemi qarkulluar mirë, por që gabuam në disa shanse. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje, sidomos ndaj Çekisë”.
“Besoj që mund ta kalojmë Maqedoninë dhe duhet të mësojmë ndaj Anglisë. Kemi krijuar shumë raste dhe kishim shanse për gola. Kemi gjasa të mëdha që mund të fitojmë ndaj Maqedonisë”.
“Nuk mund të themi se jemi favorit ndaj Maqedonisë, por që besoj se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi në Kampionatin Evropian”, ka shtuar mesfushori ynë. /Telegrafi/