Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.
“Po ma merr mendja se ishte një rast i mirë në pjesën e parë kur godita shtyllën. Pasimi i fundit na ka munguar sot dhe kemi potencial. Kemi luajtur lojën tonë dhe jemi munduar të krijojmë raste dhe e dimë se Turqia është super fuqi”, shtoi Berisha.
“Kemi luajtur një lojë të mirë, por është e vështirë të luhet në këtë formë për 90 minuta. Jemi paraqitur shumë mirë dhe dihet se detajet në botë vendosin”, tha Valoni.
Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/