Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha rrezikon të mbyllë para kohe sezonin e tij me Lazion shkaku i një dëmtim që e pësoi në stërvitje rreth një javë më parë.
Mesfushori i ka kryer disa kontrolle në qytetin e Barcelonës, por nuk është marrë ende vendimi mbi operacionin.
Nesë merret vendim për operim, ai do ta mbyll këtë sezon.
Për Berishën dëmtimet kanë qenë të shpeshta në vitin e tij të parë te Lazio.
Shkaku i këtyre dëmtimeve Berisha nuk ia ka dalë të fitojë vendin në formacion, teksa trajneri Simone Inzaghi e ka hedhur në fushë në vetëm 14 ndeshje.
Shkaku i dëmtimeve lojtari kishte munguar edhe në dy ndeshjet e Kosovës. /Telegrafi/