Telegrafi

Valon Berisha: Anglia ka lojtarët më të mirë në botë, në pjesën e dytë zhvilluam lojën tonë

Valon Berisha ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Anglia është shumë e fortë.

Sipas tij Kosova e tregoi lojën e saj në pjesën e dytë.

“Motivin e kemi pasur nga fillimi që të luajmë lojën tonë e të tregojmë edhe zemër”.

“E nisëm mirë dhe morën zemër duke shënuar që në fillim.

“Ata kanë lojtar me klas që luajnë në Ligën Premier. Janë të fortë individualisht, ndoshta më të mirë në botë”

“Në pjesnë e dytë treguam se kemi zemër dhe luajmë për vendin tonë dhe tifozët tanë”.

“Faleminderit tifozëve që ishin këtu pasi bën super atmosferë”.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e dytë kishim aksione të mira dhe treguam se kjo ishte loja jonë”.

“Të shënosh tri gola kundër Anglisë për ne është mirë dhe kjo është loja jonë”, ka thënë Valon Berisha. /Telegrafi/