Ndalimi i vallëzimit për vetëm një moment, valltares së njohur vetëm si Hina, i kushtoi me plagosje të rëndë në fytyrë.
Kur përfundoi kënga dhe pritej të fillonte, 22-vjeçares që po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, i kërkuan të vazhdonte vallëzimin, transmeton Telegrafi.
Derisa po qëndronte bashkë me një valltare tjetër në skenë, dikush hapi zjarr dhe e qëlloi.
Lidhur me aksidentin, policia i ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidh me krimin.
Mësohet se ajo ka lëndim në nofull, por gjendja saj është në rregull dhe jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/