Site icon Telegrafi

Valltaret e popullarizuara ruse vallëzojnë nën ritmet e “Fajin ma la”, duetit të BigEm dhe Florianit (Video)

Bashkëpunimi ndërmjet Milot Hasangjekajt dhe Florian Beqirit, “Fajin ma la”, i ka kaluar kufijtë shqiptarë të dëgjueshmërisë.

Kënga pos që dëgjohet nga shqiptarët në vende të ndryshme të botës, ajo pëlqehet edhe nga dëgjuesit joshqiptarë.

Në internet janë publikuar disa video, ku shihen disa valltare ruse duke vallëzuar nën ritmet e kësaj kënge.

Në dy videot që jua sjellim, është fjala për dy valltare të cilat janë shumë të popullarizuara në Instagram.

Njëra prej tyre, Monika Gruzinka numëron mbi 90.3 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndërsa valltarja tjetër e njohur me emrin përdorues në Instagram si Ripsime Galoyan numëron mbi 158 mijë ndjekës.

Kënga “Fajin ma la” është prodhim i Genc Prelvukajt dhe Black Fish Entertainment së bashku me Brick Records.

Videoja është publikuar në YouTube më 25 korrik të këtij viti, ndërsa deri më tash është shikuar mbi 4.1 milionë herë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version