Telegrafi

Valltares së karnavalit i shqyhet kostumi, i zbulon pjesën intime (Video)

Tarine Lopes është ylli i shkollës samba ‘X-9 Paulista’, që gjatë Karnavalit të Rios përjetoi një moment aspak të këndshëm.

Valltares së famshme i është shqyer kostumi në pjesën intime dhe e ka mbuluar me dorë, por jo për shumë gjatë, transmeton Telegrafi.

“Isha në mes të paraqitjes, nuk mund të ikja. Vazhdova duke u mbuluar, por ishte e pamundur dhe u desh të largohesha”, ka thënë Lopes.

Me këtë rast, ajo ka kërkuar që të investohet sa më shumë edhe në veshje, pasi kualiteti i dobët i materialit apo qepjes, ka rezultatet të tilla që janë shumë të turpshme. /Telegrafi/