Telegrafi

Vallëzonin para shinave nëpër të cilat kalonte me shpejtësi të madhe treni – menaxhmenti i hekurudhave në Britani publikon pamjet

Ky është momenti kur një grup i fëmijëve shihen duke luajtur dhe vallëzuar shumë pranë shinave të trenit, nëpër të cilat po kalonte pranë tyre një tren me shpejtësi të madhe.

Kompania që menaxhon hekurudhat në Britani të Madhe, Network Rail ka publikuar pamjet me qëllim që të tregojë për rrezikun e kalimit të shinave pa i respektuar rregullat, transmeton Telegrafi.

Në video shihen dy djem duke luajtur dhe vallëzuar pranë trenit që lëvizte me shpejtësi të madhe, ku vetëm një lëvizje më e vogël e pakontrolluar nga ana e tyre, ka mundur t’ju kushtojë me jetë.

Network Rail kanë bërë apel për më shumë kujdes kur kalohen shinat – duke theksuar se nuk janë vend për argëtim.

E ky paralajmërim vjen në kohën kur në Britani të Madhe janë rritur rastet, kur të rinjtë bëjnë veprime të ngjashme. /Telegrafi/