Telegrafi

Vallëzimit të parë të çiftit Grabovci, i bashkohet edhe Ademi me gruan (Video)

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci bashkë me gruan kanë hedhur valle në dasmën e djalit të tyre Ngadhnjimit.

Ky i fundit i tha po martesës me Edona Hysenin pas një lidhje disavjeçare.

Në videon e siguruar nga Magazina.al, shihet gëzimi në fytyrë i ish-deputetit të PDK-së, i cili po marton djalin e madh në një dasmë madhështore.

Lexo po ashtu Imazhet e para të nuses dhe djalit të Adem Grabovcit (Foto)

Ish deputeti bashkë me gruan i janë bashkuar djalit dhe resë derisa ata po vallëzonin nën ritmin e këngës së Aurela Gaqes.

Ndryshe, prezent në këtë dasmë ishin edhe shumë personalitete të ndryshme të sferës politike dhe artistëve.


video-1499637993