Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci bashkë me gruan kanë hedhur valle në dasmën e djalit të tyre Ngadhnjimit.
Ky i fundit i tha po martesës me Edona Hysenin pas një lidhje disavjeçare.
Në videon e siguruar nga Magazina.al, shihet gëzimi në fytyrë i ish-deputetit të PDK-së, i cili po marton djalin e madh në një dasmë madhështore.
Ish deputeti bashkë me gruan i janë bashkuar djalit dhe resë derisa ata po vallëzonin nën ritmin e këngës së Aurela Gaqes.
Ndryshe, prezent në këtë dasmë ishin edhe shumë personalitete të ndryshme të sferës politike dhe artistëve.