Telegrafi

Vallëzimi tërheqës i Erës nën ritmet e këngës së re

Era Istrefi në videon e këngës "Nuk e di" (Foto: Screenshot/YouTube/Ultra Music/Instagram)

Ditë më parë, Era Istrefi e lansoi bashkëpunimin me motrën e saj Norën, “Nuk e di”, që menjëherë është bërë sensacion në internet.

Ndërsa natyrisht se dy këngëtaret janë kujdesur për promovimin e këngës së re në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Këtë fundjavë, Era e ka publikuar një video, teksa shfaqet duke vallëzuar në mënyrë tërheqëse nën ritmet e këngës së re.

“Nëse nuk je duke vallëzuar me ‘Nuk e di’, nuk e di çka je duke bërë…”, ka shkruar Era në përshkrimin e videos.

Videoklipi i këngës “Nuk e di” ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube, pa kaluar 48 orë nga publikimi. /Telegrafi/