Telegrafi

Vallëzimi i pazakontë i Anthony Hopkins: Fton Stallonen dhe Schwarzeneggerin në sfidën e re

Anthony Hopkins (Foto: Rich Polk/Getty Images for Netflix/Guliver)

Aktori veteran, Anthony Hopkins, e ka shpërndarë një video interesante, në të cilën ka treguar se çfarë bën kur mërzitet i mbyllur në shtëpi.

82-vjeçari e ka pranuar sfidën e re në TikTok duke vallëzuar nën ritmet e këngës së Drake, “Toosie Slide” dhe i ka ftuar kolegët Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger që t’i bashkohen në këtë sfidë.

Ylli hollivudian është përfshirë në sfidën e të famshmëve më të rinj, për ta bërë këtë vallëzim.

Lexo po ashtu Fakte interesante për jetën dhe karrierën e Anthony Hopkins, aktori legjendar që e ka pasion muzikën

Xhirimin disasekondësh, aktori e ka publikuar edhe në profilet tjera në rrjetet sociale duke marrë reagime të shumta nga fansat.

Në video, ai e ka marrë pozën e boksierit duke imituar Rocky Balboan (Sytlvester Stallone), si dhe e ka përdorur thënien e famshme të Terminatorit (Arnold Schwarzenegger): “I’ll be back” (“Do të kthehem”). /Telegrafi/