Telegrafi

“Valle” publikohet të mërkurën në mesnatë nga Ronela Hajati

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Në një skenë të shkëputur nga xhirimet e klipit, Hajati shfaqet në formë të mrekullueshme në një fustan rrjetë të zi.

“Nesër në 23:59 Valle. Kjo është një nga videot që unë u argëtova shumë derisa ishim në xhirime”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Valle do të ju shoqërojë gjithë vitin dhe është kënga ideale për të dëgjuar kur ktheni gotën e dytë”, vazhdon më tej artistja.

Kjo vjen pas “Papi Chulo”, të cilën e solli rreth një muaj më parë në bashkëpunim me MatoLale.

Kënga e dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e mbi gjashtë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/